Fernando Torres var këpucët në gozhdë

schedule18:00 - 21 Qershor, 2019

schedule 18:00 - 21 Qershor, 2019

Fernando Torres i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Spanjolli është aktivizuar gjatë karrierës së tij me Atletiko Madrid, Liverpool, Chelsea, Milan dhe në fund me japonezet e Sagan Tosu.

Një tjetër yll i futbollit var këpucët në gozhde. Fernando Torres ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.

“Duhet t’iu them diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh plot emocion ka ardhur momenti për t’i dhënë fund karrierës time si futbollist. Të dielën do të shpjegoj të gjitha detajet në një konferencë për shtyp në Tokio”, thuhet në njoftim.

Torres është aktivizuar në Premier League, La Liga dhe seria gjatë 18 viteve të karrierës. Fernando Torres u afirmua si lojtar tek skuadra spanjolle e Atletiko Madrid për të kaluar në vitin 2007 tek skuadra e Liverpool ku mbajti veshur fanellën për 4 sezone. Fernando Torres u shndërrua në idhullin e tifozerisë së Liverpool me 65 golat e tij. Në vëren e vitit 2011 bomberi spanjoll u zyrtarizua si lojtar i ekipit tjetër anglez Chelsea.

Katër sezone luajt Torres për blutë e Londrës ku fitoi Champinsin në vitin 2012 ndaj Bayernit nëe Allianz arena.  Pas largimit nga londinezet, Torres nisi një aventurë të re në Itali tek skuadra e Milanit ku nuk shkëlqeu për asnjë moment. Pas dështimit tek kuqezinjtë, spanjolli rikthehet tek Atletiko për t’u pensionuar tek skuadra japoneze e Sagan Tosu. Fernaondi Torres ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Spanjës ku e shpalli kampion Evrope në finalen ndaj Gjermanisë në vitin 2008./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!