Fermerët polakë në grevë, bllokojnë pikat kufitare me Ukrainën

schedule12:08 - 9 Shkurt, 2024

schedule 12:08 - 9 Shkurt, 2024

Fermerët polakë bllokuan rrugët dhe pikat kufitare me Ukrainën të premten, duke filluar një grevë njëmujore. Ata po protestojnë për politikat e BE-së, si dhe për mungesën e masave nga qeveria për mbrojtjen e tyre.

Fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Gjermani dhe Greqi po protestojnë kundër kufizimeve të BE-së, për ndryshimet klimatike, për rritjen e kostove të prodhimit dhe për konkurrencën e padrejtë.

Fermerët polakë po ankohen, ndër të tjera, për ndikimin e importeve të lira ushqimore nga Ukraina fqinje.

Rreth 100 fermerë dhe 50 traktorë bllokuan pikën kufitare Medyka, duke parandaluar të gjithë trafikun e automjeteve, tha zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas Andrii Demchenko.

Mediat polake raportuan se kishte mbi 250 bllokada në të gjithë vendin. Imazhet e transmetuara tregojnë kolona me traktorë që kanë bllokuar rrugët, si dhe pankarta të tilla si “Pa ne, do të jeni të uritur.”

Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se ai i kupton sfidat me të cilat po përballen fermerët, por shpreson se protestat mund të organizohen në një mënyrë që do të ishte “më pak e rëndë për qytetarët”.

“Fermerët kanë shqetësime, pritshmëri dhe kërkesa legjitime për të frenuar fluksin e tepërt të mallrave nga Ukraina, si dhe nga tregjet e tjera jo-BE në BE, veçanërisht Polonia,” tha Czeslaw Sikirki.

Sindikata e fermerëve, e cila bëri thirrje për protesta javën e kaluar, ka njoftuar se përveç bllokimit të pikave kufitare, po planifikon gjithashtu bllokada rrugore në të gjithë Poloninë deri më 10 mars.

Në një deklaratë, sindikata tha se “pasiviteti i autoriteteve polake  në lidhje me importin e produkteve bujqësore dhe ushqimeve nga Ukraina nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të shpallim një grevë të përgjithshme”.

Ai kritikoi gjithashtu edhe politikat e BE-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!