Domatet pa u vjel u kalbën. Produktin e hodhën të gjithin. Fermerët e Jagodinës së Roskovecit kanë protestuar pasi fara e domates së quajtur “ozgan” ka qenë e një cilësie të dobët. Ata thonë se kanë falimentuar.
Fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga shteti pasi sipas tyre duhet dikush të mbajë përgjegjësi për farat që tregtohen.
Për të njëjtën arsye pak javë më parë një fermer nga fshati Suk 1 i Fierit me para borxh mbolli domate, atyre ju ra një sëmundje dhe prodhimi u dëmtua. U rëndua psikologjikisht dhe u vetëvra me pistoletë. /Abcnews.al