Fermerët e Lushnjes janë mbledhur për të protestuar paraditen e kësaj të hëne.
Protesta e sotme vjen pasi nuk kanë marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë, por edhe për shkak te shoqërimit dhe ndjekjes penale për 4 fermerë dhe kreun e sindikatës Eduard Sharka, pasi për bllokuan kalimin e mjeteve tek rrotondo e Plugut, disa ditë më parë.
Fermerët protestojnë ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së. Ata kërkojnë që të merren në konsideratë kërkesat e tyre. Sakaq, protesta monitorehet dhe nga forca të shumta policie.
Kërkesat e fermerëve janë:
Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
Subvencionim 3 lekë për eksportuesit
Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit
g.v/abcnews.al