Pritën gati 8 muaj, por pushteti vendor u ktheu kurrizin. Banorët e fshtrave Metoq dhe Gjashtë të Sarndës dolën në protestë për urën. Ajo është e dëmtuar që prej dhjetorit dhe prej asaj kohe, u duhet të përshkruajnë një rrugë më të gjatë.
Saranda është një nga prodhueset më të mëdha të misrit dhe pas një muaji nis fushata e korrjeve. Fermerët duhet të paguajnë kamionet dhe autokombainat me kosto të shtuar për shkak të rrugës. Ata thonë së ketë vit do të rrisin çmimin e misrit.
Fermerët thonë se në dyert e Bashkisë së Sarandës kanë trokitur disa herë, por Adrian Gurma i ka braktisur.
Për fermerët e fshatrave Gjashtës dhe Metoq, kultivimi i misrit është e vetmja mundësi të ardhurash. /abcnews.al