Fermerët e Dumresë si naftëtarët: Greku s’na dha lekët e duhanit, kapni hajdutin ose futemi në grevë

schedule18:54 - 14 Nëntor, 2020

schedule 18:54 - 14 Nëntor, 2020

Do hyjmë në grevë urie si ata të Ballshit”. Besojnë se në këtë mënyrë do marrin vëmendjen e qeverisë  dhe të përfitojnë para si naftëtarët. 1200 fermerët e zonës së Dumresë në Bashkinë e Belshit kanë afro 5 vite që protestojë për shkak se firma grekë “Mika Korça” që i kanë shitur duhan nuk i ka paguar.

Në 2015-16 kemi dorëzuar duhanin te firma që është aksionere me shtetin shqiptar, gjoja ka falimentuar dhe nuk paska aktivitet, por aktivitet ka, pasi nëse shikon ekstraktin është aktive” tha një fermer. Një tjetër u shpreh se “Unë kam mbi 2 milionë për të marrë”.

https://youtu.be/Z0QpT1-HzDA

Një tjetër banor kishte një apel për shtetin “Unë kërkoj të kapet hajduti, mirë lekët e mia nuk po mi jep, unë kërkoj të kapet hajduti”.

Fermerët thonë se firma greke ju ka borxh rreth 140 milionë lekë. Ndodhen në vështirësi ekonomike dhe nuk po mbjellin më duhan se nuk gjejnë treg për shitje./ db/Abcnews.al