Ferma e kanabisit në Berat, ekspertët: Gratë e punësuara paguheshin mirë por kishin liri të kufizuar

schedule13:19 - 15 Nëntor, 2022

schedule 13:19 - 15 Nëntor, 2022

Oferta e tregut kriminal në lidhje me aspekte të punësimit për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit u diskutuan në studion e ABC Live me profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço dhe ekspertin e punësimit Erion Muça. Të pyetur nga gazetarja Sibora Bitri në lidhje me kushtet e ‘punësimit’ nga grupet kriminale, Karamuço u shpreh që ‘oferta e tregut kriminal në lidhje me përpunimin, paketimin si dhe aspekte të tjera të kanabisit, është e lartë, është shumë kompetitive prandaj dhe gratë marrin në sy rrezikun, duke qenë se është një pagë shumë herë më e lartë se fasoneritë’.

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço këto gra vijnë nga eksperienca të ngjashme punësimi nga zonat e tyre, ‘sidomos pjesa e Shkodrës, pjesa e Dukagjinit, ultësirën perëndimore, pjesa e Lezhës, malësinë e Tiranës, lumin e Vlorës, tani kemi dhe Beratin’. Për të, qyteti i Beratit, duke pasur parasysh edhe këtë aktivitet sezonal me ullinjtë, mund të kamuflohet shumë mirë rasti i prezencës së grave. Për më tepër që edhe sasia e madhe e konfiskuar në momentin e zhvillimit të operacionit do të thotë që në këtë fermë kanabisi në Berat të jenë përpunuar sasi më të mëdha. Madje ato kanë shfaqur dhe probleme shëndetësore, kanë marrë mjekim dhe janë rikthyer sërish duke punuar.

‘Ka qenë të detyruara, i janë hequr celularët, i është hequr liria, aty kemi një linjë të dedikuar të energjisë elektrike, rojet po ashtu, për muaj të tërë, të gjithë kanë qenë në listë pagesë’, tha Karamuço.

Për të, garantët nuk janë zbuluar akoma, gjë e cila do të thotë që mund të kamuflohen më mirë.

‘Njësitë administrative duhet të kenë një kontroll më mirë të territorit, në operacionin që është bërë nga Tirana, askush nga ata nuk është informuar, se ka pasur frikë për dekonspirim’, u shpreh Karamuço.

Ndërkohë që eksperti i punësimit Erion Muça ‘në Shqipëri, kemi një praktikë e cila kryesisht lidhet me puënsimin sezonal dhe kemi në fakt 40 përqind të grave të punësuar në sektorin e bujqësisë, ndërkohë që ky sektor është dhe sektori me informalitetin më të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!