Ferideja, nëna e re lavazhiere. Ëndrra që nisi nga rrugët e Francës, sot realitet

schedule12:32 - 22 Maj, 2024

schedule 12:32 - 22 Maj, 2024

Armiku i saj më i madh është shiu por në të njëjtën kohë edhe dita më me fat pasi ajo mund të shtrijë kockat e të pushojë në shtëpi.

Kjo është Feride, një grua që ndryshe nga bashkëmoshataret e saj fati nuk i ka buzëqeshur gjithmonë. Edhe pse për të familja, 3 fëmijët e saj zënë vendin kryesor, ajo është përpjekur që të mbijetojë duke punuar.

Nënë në një moshë shumë të re, vetëm 16 vjeç, Feride ka zbuluar që puna si lavazhiere makinash jo vetëm i siguron të ardhurat për familjen e saj por është zhvilluar tek ajo si pasion që në momentin kur u ndesh me këtë punë në Francë.

Ndonëse kjo tingëllon pak e çuditshme për persona të tjerë, për Feriden është një punë që ajo e bën me shumë dëshirë.

Ferideja ishte 22 vjeç kur e kthyen nga Franca për në Shqipëri, vend ku kërkoi azil politik. E gjendur mes rrugëve të Francës bashkë me familjen e saj, Ferideja u njoh me punën e lavazhieres.

Rikthimi i saj në Berat erdhi edhe me idenë e hapjes së një lavazhi.

Por ky udhëtim kishte edhe të papriturat e veta. Kjo industri dominohej nga meshkujt. Por e pajisur me mbështetjen e projektit, Ferideja dhe bashkëshorti vazhduan, duke i kthyer pengesat në rritje të biznesit.

Teksa është në punë dhe lan makinat ajo është e shoqëruar edhe nga djali i saj i vogël vetëm 6 muajsh. Pamundësia për ta lënë diku e detyron Feriden ta marrë me vete djalin e madje të shkëputet herë pas herë nga puna për ta ushqyer me gji.

Sigurisht që cdo punë ka dhe vëshirësitë e veta por ajo që Feride kërkon që ta ndihmojnë është vëmendja ndaj saj në një kohë që biznesi ka pak kohë që është hapur por edhe një strehë për të mbuluar lavazhin e saj “modest”.

Puna është gjithmonë e respektuar dhe Feride duket se e ka arritur qëllimin e saj, të ketë të ardhura të sigurta dhe ti gëzojë sa më shumë njerëzit duke ua bërë “dritë” makinat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!