“Tpi i Artë” është bërë çështje nëpër media ditët e fundit. Kurioziteti nga tifozët por jo vetëm është rritur shumë se kush do jetë lojtari fitues kësaj here.
Gara për “Topin e Artë” ka filluar me Messi, Rondaldo, Benzema, Lewandowski etj, që janë vetëm disa nga lojtarët pjesmarrës që luftojnë mes tyre në distancë, për të privatizuar këtë çmim të rëndësishëm.
Sir Axel Fergunson mendon se fituesi i këtij çmimi të madh individual duhet të jetë Cristiono Ronaldo, sepse sipas tij është lojtari më i mirë këtë vit duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori me ekipet ku ai ka luajtur.
“Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë. Këtë vit ai ka thyer rekord pas rekordi” shprehet Fergunson.
Gjithashtu 79-vjeçari këmbëngul se arritjet e sulmuesit portugez janë mbreslënëse dhe se ai duhet të jetë pronari i “Topit të Artë”.
“Golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madrid (451 gola) është golashënuesi më i mirë historik në Ligën e Kampionëve (136) dhe kombëtaren Portugeze (115). CR7 ka 795 gola në 1,084 ndeshje.
Nuk është rekordi i vetëm që Cristiano zotëron. Gjatë vitit 2021 është bërë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në nivel kombëtar. 115 golat e tij me Portugalinë e lejuan atë të kalojë rekordin e Ali Daei (109). Përveç kësaj, me këtë shifër ai ka arritur të mposhtë edhe Sergi Ramos (180) për t’u bërë lojtari evropian me më shumë ndeshje (182)”, përfundon Fergunson.
Ronaldo është 5-herë fituesi I “Topit të Artë” dhe këtë herë ka hedhur kanditaturën për të 6-tin. Ai tashmë e fitoi atë me United në 2008 dhe me Real Madrid në 2013, 2014, 2016 dhe 2017. /abcnews.al