“Ferguson është i lumtur me Solskjaer, Greenwood i preferuari i tij”

schedule16:42 - 12 Korrik, 2020

schedule 16:42 - 12 Korrik, 2020

Sir Alex Ferguson do të mbahet mend gjithmonë si trajneri më i suksesshëm në Premier League, pasi me Manchester United, fitoi gjithçka dhe theu rekorde të pabesueshme. Por jo vetëm kaq, pasi skocezi është dhe një tifoz i “sëmurë” i Djajve të Kuq.

Një mik i tij ka dhënë një intervistë për “The Sun”, ku ka treguar gjendjen shëndetësore të strategut legjendar, si dhe ka zbuluar se aktualisht, Manchester United po e lumturon me paraqitjet e fundit.

“Ferguson është një tifoz i United, një tifoz shumë i madh. Kur ekipi nuk po fitonte, nuk shkoi as në stadium. Tani është shumë i lumtur, i pëlqen shumë puna që po bën Solskjaer. Por më i lumtur është për faktin se dy djelmoshat e tij, McTominay dhe Greenwood, po shkëlqejnë. Ka qenë fryt i punës së tij dhe mund të them se Ferguson për momentin, është një tifoz shumë i lumtur”, u shpreh miku i trajnerit skocez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!