Ferguson anti-teknologji: VAR-i katastrofë totale, po e shkatërron futbollin

schedule19:16 - 5 Janar, 2021

schedule 19:16 - 5 Janar, 2021

Sir Alex Ferguson është rikthyer të flasë për futbollin. Skocezi kaloi 27 vite të lavdishme si trajner i Manchester United dhe cilësohet si një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit. VAR-i nuk po i pëlqen aspak dhe Ferguson kritikon teknologjinë në intervistën e dhënë për Daily Mail

Mendoj se ajo që po i bën VAR-i futbollit është një katastrofë e përgjakshme. Pashë ndeshjen e Leeds United ndaj Burnley, atyre iu anulua një gol pasi një futbollist mik kishte pësuar një faull. E pabesueshme!”, deklaron trajneri legjendar, i cili prek edhe një temë delikate në prononcimin e tij.

Goditjet e shumta me kokë po krijojnë probleme të mëdha te futbollistët, sidomos pasi tërhiqen nga futbolli aktiv. “Mendoj se futbolli duhet të bëjë diçka në lidhje me këtë temë. Jeff Astle, Martin Peters, Ray Wilson, por jo vetëm. Po shohim shumë raste të problemeve me sëmundjen e dementias.

Dhe United pati një goditje të rëndë me Nobby dhe Bill Foulkes. Nuk e di se çfarë po bën FA, por diçka duhet bërë me çdo kusht. Më parë përdornim topa lëkure dhe futja e ujit e bënte shumë të rëndë topin“, deklaron Sir Alex Ferguson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!