Vendimi i Solskjaer për të lënë në stol Cristiano Ronaldon kundër Evertonit, edhe pse u aktivizua në pjesën e dytë, vazhdon të sjellë probleme. Kritikët kanë qenë të ashpër, pasi rezultati 1-1 ishte një dështim për United që aspiron gjithçka këtë sezon. I fundit që akuzoi norvegjezin ishte Sir Alex Ferguson.
Në një postim të Khabib Nurmagomedov në Instagram ata shihen duke biseduar pas ndeshjes së ditës së shtunë në “Old Trafford. “Unë mendoj se kur ata (Everton) panë që Ronaldo nuk po lunate ishte pak…” dëgjohet skocezi.
“Ai hyri në pjesën e dytë”, përgjigjet ish-luftëtari i UFC-së, por Ferguson thotë: “E di, por ju gjithmonë duhet të luani me lojtarët tuaj më të mirë”.
Një mesazh tjetër për Solskjaer, i cili nuk ka pushuar së “këshilluari” orët e fundit. /abcnews.al