Ferdinand Xhaferraj: Rama ka dështuar me rindërtimin

schedule15:55 - 26 Shkurt, 2021

schedule 15:55 - 26 Shkurt, 2021

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj është shprehur se në këtë qytet kryeministri Edi Rama ka dështuar me rindërtimin, nd♪7rkohë që ka kaluar 15 muaj  nga tërneti.

Xhaferraj shprehet ndër të tjera se pallatet u prishën dhe nuk ka filluar rindërtimi. Sipas tij u prishën për të humbur gjurmët.

“Ky shesh që është mbrapa meje sikundër dhe 35 të tjerë janë dëshmia, realiteti ku del lakuriq e gjithë strategjia e dështuar e rindërtimit.

Edhe sot kur po mbushen 15 muaj akoma nuk ka dalë përjegjësia kush e shkaktoi këtë tragjedi. Në Durrës nuk vrarë tërmeti, por dora e njeriut dhe babëzia”, thotë ai.

Kanë kaluar 15 muaj nga tërmeti dhe Rama ka dështuar në mënyrën më të turpshme me rindërtimin për tre arsye:

E para: Ka dështuar sepse nuk vrau tërmeti, por beniaminët e Ramës që babëzia për para i bëri të jepnin leje duke masakruar ligjin.

E dyta: Rama ka dështuar se në 36 pallate të kategorisë DS5 të prishura, ka nisur rindërtimin vetëm për dy prej tyre.

E treta: Rama ka dështuar edhe nga 103 pallate DS4, nga të cilat nuk ka nisur rindërtimi për asnjë prej tyre”, shton Xhaferraj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!