Ferdinand: United për titull? Nuk dua të bëhem meme

schedule09:57 - 10 Janar, 2021

schedule 09:57 - 10 Janar, 2021

Manchester United mori dje fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe javën e ardhshme ka mundësi të parakalojë Liverpool në renditje e të marrë kreun e saj.

Pas ndeshjes në mediet angleze, ku punon si opinionit, ish-ylli i United, Rio Ferdinand ka dhënë opinionin e tij në lidhje me arritjet e United në këtë sezon.

 

Ferdinand i pyetur nëse United fiton titullin në këtë sezon shprehet se nuk mund ta thotë këtë gjë sepse e bëri në marsin e kaluar dhe përfundoi duke u bërë meme në rrjetet sociale.

“Sa shpejt mund të arrish në krye të renditjes, aq shpejt mund edhe të biesh. Tottenham dhe Chelsea ishin në majë dhe ranë poshtë dhe njerëzit flasin për shkarkimin e trajnerëve të tyre.

Tani nuk dua të flas me shumë siguri siç kam bërë më parë. S’dua të bëhem meme sërish, por si një tifoz i futbollit është normale të emocionohesh dhe të deklarosh gjëra, që nuk arrihen nga ekipi yt i zemrës”, u shpreh Ferdinand. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!