Ferdinand Samarxhi dekorohet vlerësohet nga Presidenti me dekoratën “Nderi i Kombit”

schedule18:55 - 8 Nëntor, 2021

schedule 18:55 - 8 Nëntor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar gazetarin dhe publicisitn Ferdinand Samarxhi, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Samarxhiu u dekorua prej Presidentit për punën shumëvjeçare si gazetar dhe si njeriu që “frymëzon besimin tek Zoti, tek harmonia, bashkëjetesa fetare, në mbrojtje të virtyteve njerëzore dhe në shërbim të atdheut dhe kombit.”

Kreu i shtetit vlerësoi dhe veprimtarinë televizive të Ferdinand Samarxhiut, pa lënë pa përmendur dhe vlerësimet ndërkombëtare që ai ka marrë. Ai është vlerësuar nga shumë institucione kombëtare e ndërkombëtare me tituj e çmime, nga Papa Françesku në vitin 2015, është cilësuar si ambasador i paqes.

“Ai është i njohur prej të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, të cilëve iu është gjendur si gazetar për të gjitha problemet sociale, fetare, shoqërore dhe kombëtare”, ka thënë Presidenti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!