Manchester United po tenton të transferojë Andrien Rabiot nga Juventus, një trasnferim që po ngre diskutime.
Duke folur për kanalin e tij në YouTube, Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, ka komentuar rreth kësaj situate.
“Ai është padyshim një lojtar shumë i talentuar, ai ka një këmbë të majtë të buklur dhe është i shkëlqyer kur e sjell topin nën presion, ai pason shumë mirë si nga afër, ashtu edhe nga larg.
Ai është një lojtar shumë i mirë por duhet të luajë përpara mbrojtjes në mënyrë që të hapë topat, pasi francezi nuk është një mesfushor që shënon. Natyrisht do të ishte opsioni i dytë ose i tretë për United pas De Jong. Ata mendojnë se ardhja e De Jong do të ishte e ndryshme nga Rabiot, por unë mendoj se francezi është një hap përpara holandezit”, është shprehur legjenda e klubit anglez./ h.ll/abcnews.al