Ferdinand: Kemi marrë një talent të madh, mund të bëhet si CR7

schedule18:34 - 12 Janar, 2021

schedule 18:34 - 12 Janar, 2021

Ish-sulmuesi i Atalantës, Amad Diallo, është lojtari më i ri i Manchester United. “Djajtë e Kuq” konfirmuan 18-vjeçari si blerjen e tyre të parë të janarit javën e kaluar, pasi e blenë nga bergamaskët për shummë e 37 milionë paundëve. Legjenda e klubit anglez, Rio Ferdinand, beson se ai do të bëjë mirë, madje e krahason historinë e tij me atë të Cristiano Ronaldos.

“Ne sapo kemi blerë një djalosh nga Atalanta dhe shpresojmë që ai të bëjë diçka. Nëse shikoni klipet e tij dhe flisni me personat në klub që mundësuan këtë transferim, potencialisht ky djalosh mund të jetë një lojtar i klasit botëror. Ky është mendimi i tyre”, deklaron anglezi.

 

“Unë nuk dua t’i bëj presion atij duke e krahasuar me Ronaldon, por dhe CR7 kur e blemë nuk e njihte askush përveçse njerëzve në Portugali. Diallo duke i ngjashëm me të dhe nëse shikoni klipet apo mënyrën se si flasin për të, atëherë bota në duart e tij nëse do të veprojë në mënyrën e duhur”, përfundon Ferdinand. /abcnews.al