“Fenomeni u shtri në tokë, Recoba u zhduk”, rrëfimi fantastik i Zanettit

schedule22:39 - 27 Prill, 2020

schedule 22:39 - 27 Prill, 2020

Në këto ditë izolimi, futbollistë dhe ish-futbollistë, kanë qenë shumë aktivë në Instagram, duke bashkëbiseduar me fansat e tyre. Pikërisht në këtë rrjet social, Javier Zanetti dhe Christian Vieri, kanë treguar një histori tepër gazmore, që ka të bëjë me ish-trajnerin Hector Cuper.

“Ai na bëri të vrapojmë plot 80 herë rreth fushës stërvitore: Ronaldo Fenomeni u shtri në tokë, Recoba u zhduk fare. Ishte fshehur në një shkurre, ose mund të ketë qenë në dhomën e tij duke luajtur PlayStation.

Gjithmonë bënim plot 1000 xhiro rreth fushe, Cuper ishte i pamëshirshëm. Gjithsesi, kjo gjë na bëri mirë, pasi skuadra ishte në kondicionin e duhur fizik. Të gjithë ishim në formë optimale dhe të shëndetshëm”, rrëfyen Zanetti dhe Vieri në bisedën e tyre LIVE në Instagram./abcnews.al