Fenomeni i pazakontë, plazhi mbushet me “vezë akulli”

schedule17:49 - 9 Nëntor, 2019

schedule 17:49 - 9 Nëntor, 2019

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në një plazh finlandez, në ishullin Hailuoto. Një hapësirë e konsiderueshme e plazhit është mbuluar nga copa akulli në formë veze.

Risto Mattila, një fotograf amator, postoi imazhin në Instagram me titullin “deti i topit të borës”.

“Unë isha me gruan time në plazhin Marjaniemi. Moti ishte me diell, rreth -1C dhe ishte një ditë me erë, “tha ai.

“Aty gjetëm këtë fenomen të mahnitshëm. Kishte dëborë dhe vezë akulli përgjatë plazhit pranë vijës ujore. ”

Ai tha se këta topa akulli shtriheshin në një gjatësi prej rreth 30 metrash përgjatë bregdetit. Topat më të vegjël ishin sa një vezë pule, ndërsa më të mëdhenjtë sa një top futbolli.

Mirëpo, një dukuri e tillë ka ndodhur edhe më parë edhe në vende të tjera, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!