Fenomeni i grave që punojnë, kthesa e madhe nisi në vitin 1950

schedule11:23 - 24 Tetor, 2020

schedule 11:23 - 24 Tetor, 2020

History Today

Vitet 50  njihen si  epoka e shtëpive ideale dhe amvisave të përsosura. Megjithatë, kjo dekadë shënoi fillimin e një ndryshimi të rëndësishëm shoqëror: për herë të parë nënat dhe gratë e martuara filluan të punonin.

Gratë e varfra kishin punuar gjithmonë kur kishin nevojë për të fituar para për familjet e tyre, shpesh përmes profesioneve të rastësishme të tilla si kujdesi për fëmijët, dhe akomodimi i banorëve. Por në Britaninë e pasluftës, përqindja e grave të martuara në punë të rregullt me pagesë u rrit në mënyrë dramatike:  një në pesë gra punonin në 1951.

Ky fenomen ndodhi për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur amvisat filluan të punonin në fabrika municionesh, dhe përsëri në fund të viteve 1940, kur gratë u thirrën përsëri për të ndihmuar në industritë e eksportit të vendit.

‘Britania është kundër saj, punoni me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Ju mund të jeni një nga gratë që do të shkruajnë histori”, lexonte në një nga posterat e vitit 1947.

Gjatë viteve 1950, këto masa u bënë  norma në  kohën e paqes. Martesat e hershme, familjet më të vogla dhe përmirësimi i kujdesit shëndetësor bënë të mundur që nënat të merrnin parasysh kthimin në vendin e punës sapo fëmijët e tyre të ktheheshin në shkolla, transmeton abcnews.al

Kjo shënoi një ndryshim domethënës, ku martesa zakonisht kishte shkëputur gratë nga puna.

Sociologët e quajtën ‘roli i dyfishtë’, duke vënë në dukje se si gratë punonin deri në shtatzëninë e tyre të parë,  më pas qëndronin në shtëpi për pesë ose dhjetë vite,  duke u rikthyer në punë, të shëndetshme.

Nga fundi i viteve 1960,  mediat ishin të bindura se kishte ndodhur një ndryshim thelbësor: ‘Jo shumë kohë më parë gratë  duhej të zgjidhnin punën ose martesën.’ Por një grua ngriti një pyetje se pse gratë nuk mund të punonin dhe të martoheshin po duhej të zgjidhnin njërën ose tjetrën?

Ky vendim ishte optimist, duke pasur parasysh gamën e ngushtë të vendeve të punës që mund të kishte të lira në momentin që gratë e martuara do riktheheshin në punë.

Gratë kanë punuar me dekada në fabrikë, dyqane, si pastruese, kuzhiniere apo dhe kujdestare. Punët më të preferuara për beqaret ishin : infermieria, mësimdhënia, mjekësia dhe puna sociale.

Në vitet 1950, punëdhënësit në këto fusha filluan të shqyrtonin mundësinë për punësimin e  grave në profesione të tilla. Ndërsa burrat punonin në punë më prestigjioze, të tilla si drejtësia, akademia, biznesi dhe shërbimi civil.

Sidoqoftë, këto ‘punë të vogla’, siç quheshin shpesh, ishin kënaqësi për amvisat pasluftës. Puna me pagesë, mund t’i ofrojë gruas një biletë për në botën përtej kuzhinës dhe një pjesë të vogël pavarësie financiare.

‘Ndihesh shumë mirë kur punon dhe fiton”, i tha një grua nga Londra një studiuesi në mes të viteve 1950. ‘

Shumë gra që punonin ishin krenarë që mund të ndihmonin familjet e tyre, mund të blinin ushqime, rroba të reja për fëmijët, madje edhe një televizor ose një makinë. Një amvise e Swansea tha se pjesa më e bukur e punës ishte fakti që njihte dhe takonte njerëz të rinj.

Pak burra ishin të gatshëm që gratë e tyre të punonin por kur  u bindën se kjo do të ndihmonte në shpenzimet familjare  ranë dakord.

‘Nëse punon vetëm dikush nga familja , atëherë nuk do të blejmë gjërat që duhen dhe dëshirojmë dhe as nuk mund të shkojmë me pushime, tha një saldator 30-vjeçar.

Disa burra madje ndihmuan gratë duke pastruar shtëpinë, gatuar dhe duke u kujdesur për fëmijët kur bashkëshortja e tyre ishte në punë. ‘Sigurisht, një burrë duhet të ndihmojë në shtëpi’, tha një hidraulik.

‘Ndihma’ nuk  përfshinte ndarjen e barabartë të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët. Këto detyra ishin për nënat.

Shumë nga ‘punët e vogla’ u vlerësuan se ishin të përshtatshme për gratë e martuara në vitet 1950, kështu ato mund të punonin me kohë të pjesshme.

Për më tepër, promovimi i punës me kohë të pjesshme nuk i  dha mundësinë grave dhe nënave por edhe qeverisë dhe punëdhënësve për të investuar në çerdhe ose klube sportive pas shkollës, duke u dhënë  grave më shumë alternativa për llojet e ndryshme të punëve që dëshironin të vazhdonin.

Përkundër kësaj,  rritja e grave dhe nënave qe punonin pësoi ndryshime të mëdha.

Gruaja u bë një figurë e zakonshme në Britaninë: një grua e shkathët, e rregulluar mirë, të ardhurat e së cilës i lejuan familjes të gëzonte frytet e një shoqërie konsumatore.

Për më tepër, kthimi në punë pas një periudhe të gjatë në shtëpi lejoi shumë gra të shijojnë jetën, përtej martesës dhe amësisë.

Këto dëshira i dhanë jetë politikës së autonomisë dhe vetëvendosjes të lëvizjes Çlirimtare të Grave në vitet 1970.  Punë të vogla mund të kenë efekte të mëdha. s.ba/abcnews.al