Nuk dihet nëse ka luajtur ndonjëherë një ndeshje të tillë.
Erblira Bici e kishte lënë pikërisht për në fund të sezonit që të jepte paraqitjen më të mirë, padyshim ndër më të shkëlqyerat e karrierës.
Numri 1 i kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave, që jo më kot mban fanelën me numrin 1 tek skuadra e saj, Valefolia, pati meritën kryesore për kualifikimin në Europë edicionin e ardhshëm.
Kjo, pasi shënoi 30 pikë në fitoren 3-2 arritur në fushën e Kierit.
Edhe pse larg shtëpisë, dhe ndonëse përballë patën një ekip më të mirë, vajzat e Valefolias ia dolën.
Nuk I pengoi as lodhja e dy ndeshjeve në pak ditë, ndërsa rivali kishte qenë pushim.
Pas dy orësh e 8 minutash në parket, rezultati I seteve ishte 15-25, 25-21, 25-20, 16-25 dhe 15-12.
Volejbollistja shqiptare e arriti objektivin që të kthehej në Europë pas 5 viteve, dhe këtë do ta bëjë në Challenge Cup.
Sukses I madh për ekipin modest Megavolej Valefolia, që u themelua në 2019, pra vetëm 6 vjet më parë.
U ngjit në Serinë A1 vetëm në 2022, pra ky ishte sezoni i tretë i Valefolias në elitë, dhe padyshim suksesi më I madh.
Për këtë arsye u mor Bici nga Roma verën e kaluar./abcnews.al