Tokio vitet e fundit është përballur me një fenomen të rrallë atë të pranisë së reshjeve të borës , ku gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar anulimin e më shumë se 100 fluturimeve të brendshme.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi se mund të bjerë deri në 10 centimetra borë në 12 orë, ndërsa dha alarmin për zonën e gjerë të kryeqytetit japonez, i pari që nga viti 2018, duke njoftuar reshje të dendura bore.
Një zyrtar në aeroportin Haneda, një nga dy aeroportet e Tokios, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se 118 fluturime të brendshme ishin anuluar, pa qenë në gjendje të thoshte se sa pasagjerë ishin prekur.
Ndërkohë deri më tani kushtet e këqija të motit nuk kanë ndikuar në fluturimet ndërkombëtare të cilat vijojnë normalisht./abcnews.al
It’s snowing in Tokyo.
It snows about twice a year.
Don’t fall down.#tokyo #snow pic.twitter.com/CGoCd97WyG
— traveler (@maronkurin1) January 6, 2022