Fenomen i rrallë, deti Marmara pranë Stambollit “tërhiqet” me 25 metra

schedule12:32 - 14 Shkurt, 2023

schedule 12:32 - 14 Shkurt, 2023

Deti Marmara pranë Stambollit u tërhoq papritur me 25 metra, duke shkaktuar shqetësimin e banorëve. Sipas ekspertëve, tërheqja e detit nuk ka lidhje me tërmetin që goditi jugun e vendit tetë ditë më parë.

“Për shkak të qendrës së presionit të lartë që ndodhet në perëndim të Turqisë, mbi Stamboll ka kohë që era fryn nga veriu në jug, pra në detin Marmara.

Sipas Administratës së Meteorologjisë, intensiteti i kësaj ere është 20 kilometra në orë. Era mbart vazhdimisht ujin e detit nga bregu i detit Marmara në anën europiane të Stambollit drejt jugut.

“Për këtë, niveli i ujit është në rënie dhe po tërhiqet në bregun verior të detit Marmara në drejtim të Avcilarit, ndërsa niveli është në rritje në bregun jugor të detit të lartpërmendur”, është bërë e ditur nga Fakulteti Teknik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!