Elseid Hysaj ka shpërthyer në lot në fund të ndeshjes që Napoli barazoi kundër Hellas Verona. Skuadra e mbrojtësit shkodran mbeti jashtë Champions League.
Hysaj te goli i Faraoni ishte protagonist, pasi me ndërhyrjen e tij e ndihmoi lojtarin e Hellas Verona me devijimin që i bëri topit.
Sigurisht ai e ka ndjerë peshën e gabimit dhe një foto e tij i shtrirë është bërë virale. Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, Hysaj mbetet i kërkuar në merkato.
Mynet Spor raporton se Fenerbahce po mendon ta transferojë mbrojtësin e krahut të djathtë të kombëtares shqiptare, së bashku me Nikola Maksimovic.
Të dy largohen si lojtarë të lirë nga Napoli. Për Hysajn ka interesim nga disa klube të Serie A, me Fiorentinën më të lakuarën. Më parë janë përmendur edhe Milani e Roma si opsione. /abcnews.al