Fenerbahce apo PSV? Mbrojtësi i Milanit merr vendim, zbulohen detajet e akordit

schedule21:46 - 15 Janar, 2020

schedule 21:46 - 15 Janar, 2020

Një tjetër lojtar është larguar nga Milani. Kuqezinjtë ia kishin lënë në dorë lojtarit të zgjidhte midis transferimit te Fenerbahce apo PSV, dhe Ricardo Rodriguez ka zgjedhur Turqinë. Gianluca Di Marzio raporton se akordi është arritur mes dy klubeve.

Mbrojtësi i majtë do të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit për shumën e 5 milionë eurove. 27-vjeçari kërkohej edhe nga klubi holandez, por Fenerbahce i ofroi një rrogë më të lartë.

Zvicerani do të jetë shok skuadre me Vedat Muriqin, golashënuesin më të mirë të “gjigantit” turk, teksa largohet nga kuqezinjtë pas dy viteve e gjysmë. Ardhja e Theo Hernandez i hoqi mundësinë për të qenë titullar dhe tani është gati pë aventurën e radhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!