Femrat me mestruacione pushim me pagesë 3 ditë në muaj, Spanja vendos projektligjin

schedule15:56 - 12 Maj, 2022

schedule 15:56 - 12 Maj, 2022

Në Spanjë jo vetëm që flasin për menstruacionet, por duket se e kuptojnë se për shumë prej femrave është pothuajse e pamundur të qëndrosh produktive. Kjo është arsyeja që sipas një projektligji të ri, punonjëset do të kenë të drejtën e tre ditëve të pushimit me pagesë, një herë në muaj.

Sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologëve dhe Obstetërve, rreth 33% e grave vuajnë nga dhimbje të mëdha, të njohura si dismenorrhea, dhe nëse marrim parasysh dhimbjen që përjetojmë gjatë sindromës premenstruale, përqindja rritet ndjeshëm.

“Nëse dikush është i sëmurë me të njëjtat simptoma, ai merr leje të përkohshme, kështu që kjo duhet të zbatohet edhe për gratë gjatë menstruacioneve, duke lejuar kështu dikë që ka shumë dhimbje të qëndrojë në shtëpi,” tha Ministrja e Barazisë, Angela Rodriguez.

Në të njëjtën kohë, shkollat ​​do t’u sigurojnë nxënësve që kanë nevojë për peceta higjienike dhe tampona.

Gjithashtu, plani parashikon akses në shërbimet e abortit për 16-vjeçarët dhe 17-vjeçarët, pa pasur nevojë për leje nga prindërit ose kujdestarët. Çështja dënohet nga shumica e katolikëve, me shumë protesta jashtë qendrave të abortit, por Parlamenti kohët e fundit njoftoi se çdo akt ngacmimi që synon shkeljen e të drejtës për abort do të konsiderohet kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!