Femra dhe shumë familjarë: Tirana-Partizani në nëntë fotografi speciale

schedule11:23 - 29 Shkurt, 2020

schedule 11:23 - 29 Shkurt, 2020

Derbi i kryeqytetit zgjoi interesin e shumë tifozëve. Stadiumi “Air Albania” ishte i mbushur plot, ndërkohë që nuk mungoi dhe spektakli nga ana e dy tifozërive. Tirana-Partizani prodhoi gola dhe emocione në fushë, që u përjetuan shumë në shkallët e stadiumit.

Aty nuk kishte vetëm të thekur, por dhe familjarë. Prindër që kishin marrë me vetë edhe fëmijët e tyre, të cilët i dhanë një bukuri shtesë supersfidës. Prej kohësh nuk mungojnë as femrat në duelet e Kategorisë Superiore, ku më së shumti shikohen në derbi.

As dje nuk munguan, teksa FSHF ka publikuar dhe disa foto të veçanta të tifozëve në shkallët e stadiumit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!