Fëmijët “shuajnë” zjarrin në Kuvend, Rama ndërpret fjalimin

schedule11:24 - 21 Korrik, 2022

schedule 11:24 - 21 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalimin e tij kundër PD-së dhe pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty-it teksa në Kuvend u futën disa fëmijë me qëllim ndjekjen e punimeve të seancës plenare.

Fillimisht Rama çuditet nga prezenca e fëmijëve duke u kthyer pas me qëllim që të pyestë Nikollën se për çfarë bëhej fjalë. “Çfarë janë këta..?”, tha Rama ndërsa pas marrjes së shpjegimeve nga Nikolla tha se mqs kishim të bënim me fëmijë, ateherë deputetët duhej t’i respektonin ata.

Ndiqni KËTU gjithçka mbi seancën e sotme

“Po e ndalej fjalën tani se erdhën ca fëmijë atje..”, tha Rama duke u ulur në vendin e tij.

Vijon..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!