Fëmijët në protestë, Kushi në “ABC”: Do i trajtojmë me psikolog! Gazi lotsjellës? Prandaj është krijuar

schedule15:27 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 15:27 - 13 Dhjetor, 2020

Në protestat e fundit në Tiranë por edhe në rrethe, ku janë shënuar incidente kanë qenë të përfshirë edhe fëmijë. Kjo, solli akuza nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, në drejtim të opozitës dhe presidentit, që tha se po i përdorin fëmijët si terroristët e “Boko Haramit”. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në studion e “ABC”-së, pasi shprehu shqetësimin e saj për përfshirjen e fëmijëve në tubime të dhunshme, deklaroi se pasi të qetësohet situata do të punohet për identifikimin e tyre në shkolla dhe gjimnaze për t’i trajtuar me sektorin psiko-social.

Po ti referohemi ligjit fëmijët nuk duhet të dalin në protestë të pa shoqëruar nga prindërit, që nuk duhet të lejojnë të përdoren për qëllime politike. Edhe kur ndalohen duhet te jenë psikologët pranë, pasi është shumë e vështirë ti trajtosh minorenet. Unë si ministre kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, kur të mbarojë gjithçka do të interesohemi që të kemi emrat, ti identifikojmë se një pjesë janë të shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazistë. Kjo që ka ndodhur është e rëndë edhe për zhvillimin e tyre. Kur bëjnë krime në moshë kaq të vogël, imagjinoni më vonë. Me shërbimin psiko-social që kemi në shkolla…. të djegësh apo qëllosh me gurë apo lëndosh efektivët e policisë. Pamjet që pamë në Shkodër, të gjithë fëmijë të vegjël, sa e rëndë është. Një pjesë që i kemi identifikuar janë në klasë të 6-të apo 7-të” tha ajo.

Lexo edhe: Kushi në ABC për mësimin online: Pushimet dimërore do të jenë me të gjata

Por si e shpjegon ministrja përfshirjen e tyre në protesta? “Humbja e jetës së të riut është tragjedi jo vetëm për familjen për të gjithë ne, një ngjarje e shëmtuar, e hidhur, por e shkëputur nga policia. Polici goditi në rrethana të pashpjegueshmi mbi djalin. Pavarësisht kësaj është përgjegjësia e shtetit jo thjeshtë për të kërkuar ndjesë se arma ishte e shtetit, por cështja të zbardhet.

Ajo po ndodh është ajo duhet të ndodhë. Autori është në duart e drejtësisë, do të dënohet sipas ligjit. Kemi edhe një akt shumë të lartë moral të ministrit të Brendshëm, edhe pse nuk ishte i detyruar apo përgjegjës, ai dha dorëheqjen. Jemi në kushtet, kur të rinjtë janë në protestë, por më e rënda është përdorimi politik i fëmijëve, jo thjesht i të rinjve, për të ushtruar akte dhune. Kjo është mjaft e rëndë.

Po përdoren politikisht. Ngjarjet do të hetohen për të gjetur personat që i kanë nxitur të dalin, nuk janë fëmijët e tyre, pasi asnjë prind qoftë demokrat apo socialist, nuk do ta pranonte që fëmija i tij të qëllonte ndaj institucioneve apo policisë. Kjo ndodh se legjislacioni ndaj fëmijëve është më i butë. Nuk na kishte shkuar mendja kurrë që fëmijët do të përdoreshin në Shqipëri për të përdorur dhunë. Për policinë nuk është e lehtë të ushtrojnë forcë ndaj fëmijëve”.

Ministrja përjashton pakënaqësinë si një argument që mund ti ketë nxjerrë në shesh. “E para gjithçka që po ndodh nuk ka më lidhje me ngjarjen, vrasjen e Klodianit. Është situatë tjetër, pasi drejtësia po vepron, shteti nuk po e mbron vrasësin, e ka çuar përpara organeve përkatëse. Për policinë është shumë e vështirë punë, kur fëmijët po përdoren. Nuk e kanë të lehtë, por në momentin kur ushtrohet dhunë, dëmtohen institucionet dhe aktet vandaliste janë të tilla që rrezikojnë edhe jetën e tyre, policëve, duhet të merren masa”.

Në këto protesta është përdorur edhe gaz lotsjellës, cfarë mendon ministrja për këtë? “Nuk kemi asnjë të lënduar nga protestuesit. Gazi lotsjellës është një metodë që përdoret dhe është krijuar për të shpërndarë protestat. Jemi edhe në mes të një pandemie shumë të vështirë, ndërkohë që këto protesta janë të rrezikshme edhe për vetë protestuesit”.

Po vetë PS-ja a ndjen përgjegjësi për përdorimin e fëmijëve në mitingje? “Këto ngjarje nuk kanë ndodhur asnjëherë. Mua nuk më shqetëson se po përfshihen politikisht, por jo në akte dhune, kjo është e gjitha që mua më shqetëson dhe nuk ka lidhje me ngjarjen, vrasjen e djalit, pasi është vetë babai i Klodianit, që ne emër “të djalit tim të mos këputet asnjë lule në Tiranë” tha ministrja. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!