Fëmijët e “T’ka mami yll” votojnë për liderin më të mirë, Aurora del kundër rrymës

schedule19:05 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 19:05 - 10 Dhjetor, 2021

Fëmijët e Dance Reality Show “T’ka mami yll” kanë vijuar provat me dy mjeshtrat italianë të kërcimit, Anxhelon dhe Sarën.

Ndonëse, na ndajnë vetëm 24 orë nga spektakli i madh, ata nuk largohen për asnjë moment nga palestra.

Në një moment, janë vendosur përballë njëri-tjetrit, dy liderat e grupit, të cilët kanë performuar.

Në fund, fëmijët kanë votuar se kush është më i miri. E vetmja që ka dal kundër rrymës ka qenë Aurora, pasi ka votuar Alvën, ndërkohë të tjerët në mënyrë unanime kanë qenë për Mikelen.

Po ashtu, Sara i ka mbështetur, duke u shprehur se edhe dikush që nuk kupton nga kërcimi, e shikon që Mikele ishte më mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!