Në një kohë ku po qarkullojnë viruse dhe infeksionet të ndryshme respiratore specialistët theksojnë se duhet një vëmendjen e shtuar për një imunitet sa më të fortë kryesishtë tek fëmijët dhe të moshuarit, si grupmosha më e riskuar.
Mjekja Marsida Duli krahas ushqyerjes së shëndetëshme, tregon edhe suplementet që nuk duhen neglizhuar në këtë sezon.
Në çdo rast, sipas Dulit marrja e suplementeve duhet të shoqërohet me recetën e mjekut.
Sipas bluzave të bardha, piku i virozave dhe gripit pritet të arrihet në fund të muajit janar dhe fillim të shkurtit./abcnews.al