Fëmija 8-vjeçar në Gjirokastër bie nga 10 metra lartësi, niset me urgjencë drejt Tiranës

schedule19:41 - 15 Qershor, 2020

schedule 19:41 - 15 Qershor, 2020

Një fëmijë 8-vjeçar ka rënë nga një mur me lartësi prej afro 8 metrash në Gjirokastër, teksa ka qenë duke luajtur.

Ai ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal Omer Nishani.

Më pas është transportuar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Më herët gjatë pasdites së sotme, një fëmijë u dëmtua nga shpërthimi i bombulës së gazit kur ishte duke luajtur në banesën e tij në Maliq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!