“Female Football Tournament”, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Italisë

schedule15:36 - 12 Shtator, 2024

schedule 15:36 - 12 Shtator, 2024

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 është pjesë e turneut miqësor “Female Football Tournament” U-17 që po zhvillohet në Itali. Në këtë turne merr pjesë edhe vendi pritës, Italia si edhe Sllovenia e Maqedonia e Veriut.

Në takimin e parë të zhvilluar pasditen e së mërkurës, ekipi kuqezi i drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj u mposht nga Italia me shifrat 11-0. Trajnerja kuqezi hodhi në fushë këtë 11-she titullare:Lusia Krraba (c), Sara Mustafa, Imelda Ara, Gelda Kadiolli, Amalia Abazi, Emili Deliallisi, Tringa Nuha, Kejsi Demiraj, Albana Malaj, Samanta Hysa, Melisa Kelmendi dhe Audrina Lajthiza.

Pavarësisht rezultatit, trajnerja Cyme Lulaj pati mundësinë të aktivizonte lojtaret e thirrura në këtë turne. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në këtë turne, teksa ky është edicioni i 8-të i turneut italian që ka në thelb promovimin e futbollit të vajzave.

Në ndeshjen tjetër, Sllovenia mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-2.Kuqezezat do të luajnë nesër ndeshjen tjetër kundër Sllovenisë në ora 17:00. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!