Joao Felix është një nga lojtarët më premtues në botë dhe talenti portugez vazhdon të impresionojë në fushën e lojës. Pas kalimit te Atletico Madrid këtë verë, për më shumë se 100 milionë euro, Felix po i mhanit të gjithë me paraqitjet e tij në fushën e lojës. Mbrëmë, në takimin kundër Lokomotivës së Moskës, Felix shënoi golin e parë në fitoren 0-2 të Atleticos, gol që do të thyente një rekord.
Vetëm 19-vjeç e 343 ditë ishte Felix kur shënoi ndaj ekipit rus, duke parakaluar Sergio Agueron si golashënuesi më i ri i Atletico Madridit në Champions League. Një rekord shumë impresionues, duke patur parasysh se Aguero ishte një ndër adoleshentët më të mirë në botë./abcnews.al