5 tetori solli largimin e Federico Chiesa nga Fiorentina. Sulmuesi i krahut të djathtë acaroi tifozët e ekipit nga Firence, pasi zgjodhi të vazhdonte karrierën te “armiqtë” e Juventusit.
Polemika të mëdha, ofendime dhe kërcënime të shumta nga populli viola për vendimin e marrë, teksa në drejtim të 22-vjeçarit nuk ka munguar as ironia e presidentit Commisso.
Gjithsesi, lojtari ka vendosur të “hakmerret”. Fiorentinanews raporton se Chiesa i ka kërkuar drejtuesve të Fiorentinës t’i paguajnë rrogën për pesë ditët e para të tetorit. Zero tolerancë dhe betejë totale mes tij dhe klubit të Serie A. /abcnews.al