Federata e Futbollit Skandinav, ku përfshihen kombëtaret si Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Ishujt Faroe kanë kërcënuar që do të largohen nga shtëpia e futbollit FIFA.
Raportohet se të gjitha këto kombëtare kanë bërë një ankesë të përbashkët ku kanë treguar që do të largohen nga FIFA nëse vendoset që Kupa e Botës të jetë çdo dy vite
Të mërkurën, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino tha që ai dëshiron që të gjejë një konsensus në këtë ide që po konsiderohet të jetë jo e pëlqyeshme për shumë futbollistë.
Kupa e Botës aktualisht zhvillohet çdo katër vite, por spekulohet se mund të miratohet një rregull që kjo garë të zhvillohet çdo dy vite. /abcnews.al/