Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës ka njoftuar se duke filluar nga e hëna, sportistët dhe zyrtarët rusë dhe bjellorusë, përfshirë gjyqtarët, nuk lejohen të marrin pjesë në garat e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës raporton “CNN”. Vendimi do të thotë se sportistët dhe zyrtarët nga këto dy federata u ndalohet të konkurrojnë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Akrobatike që organizohet nga data 10 mars deri në 13 mars në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku.
Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës vendosi javën e kaluar që flamujt kombëtarë të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk do të shfaqeshin dhe himnet e të dy vendeve nuk do të luheshin në asnjë ngjarje të sanksionuar nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës. / abcnews.al