“Federata, mision i madh”/ Nazarko: Opozita s’po zgjidh dot çështjen e bashkëkryetarit për zgjedhoren që është sfidë më e vogël

schedule20:59 - 5 Shkurt, 2024

schedule 20:59 - 5 Shkurt, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se krijimi i një federate opozitare është një mision i madh, por gjithashtu një sfidë e madhe për opozitën.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se nëse opozita nuk gjen dot konsensus për bashkëkryetarin e komisionit për reformën zgjedhore, e cila është sfidë më e vogël, nuk mund të gjejnë zgjidhje për krijimin e një federate opozitare.

“Edhe ju vetë, pavarësisht se nuk e ndjekur këtë pjesë të opozitës që është në rregull me numrin e votave të Berishës, në këto aksionin e kërkimit të dyerve, dritarve, apo shpartallimit të karrigeve, ju vetë e fokusoni te personat Pse? Kur vjen fjala te komisioni bipartizan, në momentin kur ju nuk arrini të gjeni dot emëruesin e përbashkët, që ai që është kryetar për nga opozita, të përfaqësojë pozitën e palës tjetër, pavarësisht se është i Bashës ose Berishës, kur ju nuk arrini në një sfidë kaq të vogël, ju po kërkoni një sfidë akoma më të madhe, të gjeni emëruesin e përbashkët siç është federata.

Federata është një mision i madh që ka shumë të panjohura brenda. Juve, thoni nuk e përjashtoni, por ju nuk mund të përjashtoni as Bashën. Kur zgjidhjen e bashkëkryetarit të komisionit bipartizan, nuk e arrini dot, nuk mund të arrini dot të zgjidhni diçka kaq të madhe. Mund të merreni me të dyja njëherësh, nuk do të thotë asgjë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!