Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

FED nuk ndryshon normën e interesit/ Pret rritje të inflacionit për shkak të luftës në Iran

schedule14:41 - 19 Mars, 2026

schedule 14:41 - 19 Mars, 2026

Rezerva Federale mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në ne intervalin 3.5-3.75% % ashtu siç pritej nga tregjet financiare. Por, zyrtarë të Bankës Amerikane thanë se lufta në  Iran do të përkeqësojë inflacionin këtë vit dhe pasiguritë për ekonominë janë rritur.

FED parashikon që inflacioni këtë vit të arrijë në 2.7%, shumë më lart se parashikimet e mëparshme dhe të kthehet në objektivin prej 2% në vitin 2028. Por, vlerësimet më të larta të inflacionit po ashtu sipas zyrtarëve të bankës po nxiten edhe nga tarifat tregtare të presidentit amerikan  Donald Trump.

Rezerva Federale pret gjithashtu që lufta të mos ketë impakt të konsiderueshëm në papunësi, duke ruajtur të pandryshuar vlerësimet për normën e papunësisë në 4.4% këtë vit.



Ndërsa ekonomia amerikane vlerësohet se do të zgjerohet me 2.4% këtë vit, pak më shumë se parashikimi prej 2.3% i bërë në dhjetor.

Pavarësisht risqeve të shtuara, Rezerva Federale pret të bëjë të paktën një ulje të normës bazë brenda këtij viti. Ndikimi në rritjen e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme sipas vlerësimeve të bankës amerikane pritet të jetë i përkohshëm.

Vitin e kaluar Rezerva Federale uli normat e interesit tri here në përgjigje të dobësimit të tregut të punës/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!