FDA miraton vaksinën: Pfizer ofron mbrojtje brenda 10 ditëve

schedule15:01 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 15:01 - 8 Dhjetor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar vaksinën  e Pfizer dhe BioNTech. “Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech siguron mbrojtje të fortë kundër Covid-19 brenda 10 ditëve nga doza e parë”, thuhet në dokumentet e publikuara të martën nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA), përpara takimit të grupit këshillues të vaksinave.

Ky zbulim është një prej shumë artikujve të rëndësishëm në dokument, i cili përfshin më shumë se 100 faqe të analizës së të dhënave nga FDA dhe Pfizer.

Muajin e kaluar, Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre me dy doza ishte 95% efektive. Pas dy dozave në një periudhë prej tre javësh. Analizat e reja tregojnë se mbrojtja fillon shumë më herët.

Përveç kësaj, vaksina funksionoi mirë pavarësisht nga gjinia, pesha ose mosha e një vullnetari. Në të njëjtën kohë, ndërsa nuk u identifikuan efekte anësore serioze të shkaktuara nga vaksina, shumë pjesëmarrës përjetuan dhimbje, ethe dhe efekte të tjera anësore.

Të enjten, Komiteti Këshillimor i Vaksinave të FDA do të diskutojë mbi këto të dhëna përpara votimit nëse rekomandohet miratimi i vaksinës Pfizer dhe BioNTech.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka filluar sot fushatën e vaksinimit sot, duke u bërë vendi i parë në botë botë që ndërmerr një hap të tillë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!