FDA: Ekziston një lidhje midis inflamacionit të muskulit të zemrës dhe Pfizer e Moderna

schedule09:11 - 24 Qershor, 2021

schedule 09:11 - 24 Qershor, 2021

Sipas një njoftimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ekziston një lidhje midis vaksinave anti-Covid të prodhuara nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna dhe inflamacionit të muskulit të zemrës.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  zbuluan se inflamacioni tek adoleshentët dhe tek të rriturit ka të ngjarë të ketë lidhje me vaksinat, por që përfitimet e vaksinës   tejkalojnë rreziqet.

CDC ka hetuar rastet e inflamacionit të muskulit  të zemrës kryesisht tek meshkujt për disa muaj. Ministria izraelite e shëndetësisë në fillim të këtij muaji tha se ekzistonte një lidhje të mundshme midis rasteve të tilla dhe vaksinës Pfizer e Moderna.

Sipas të dhënave, janë raportuar 347 raste të inflamacionit të muskulit të zemrës pas dozës së dytë të vaksinës te meshkujt nga mosha 12 deri në 24 vjeç në SHBA./abcnews.al