FBI: Organizata të shumta terroriste kanë bërë thirrje për sulme në Perëndim

schedule18:27 - 31 Tetor, 2023

schedule 18:27 - 31 Tetor, 2023

Shumë organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme kundër Perëndimit dhe Amerikës që nga fillimi i konfliktit, sipas deklaratës së drejtorit të FBI-së.

Christopher Wray tha se sulmet e Hamasit do të frymëzojnë kërcënimin më të rëndësishëm terrorist për SHBA-në që nga ngritja e ISIS gati një dekadë më parë, shkruan Sky News.

“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të shërbejnë si një frymëzim, të cilin ne nuk e kemi parë që kur ISIS filloi të ashtuquajturin kalifat disa vite më parë,” tha zoti Wray.

Numri i sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane jashtë shtetit nga grupet e milicisë të mbështetur nga Irani është rritur këtë muaj, shtoi ai.

Wray tha gjithashtu se sulmet kibernetike kundër SHBA nga Irani dhe aktorët joshtetërorë ka të ngjarë të përkeqësohen nëse konflikti zgjerohet.

Misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!