Gjendje alarmi në Uashington në prag të ceremonisë së betimit të Xho Bajden të mërkurën e 20 janarit. Janë të shumta forcat e sigurisë në gadishmëri në terren, përvec policisë, 25 mijë ushtarë të rojeve kombëtare, 2 herë e gjysëm më shumë se numri që vendoset zakonisht në gadishmëri gjatë ceremonisë betimit të një presidenti amerikan
Ajo që dëshmon nivelin e tensionit në vend janë shqetësimet e disa zyrtarëve të mbrojtjes që sipas mediave amerikane kanë konfirmuar se mund të ketë një sulm nga një prej anëtarëve të sigurisë. Një shqetësim që ka shtyrë FBI-në të kryejë kontrolle tek të gjithë anëtarët e rojeve komëbtare që janë vendosur në gadishëmri.
Ushtarët analizojnë rregullisht anëtarët e rojeve kombëtare për të verifikuar lidhje të mundshme me grupe ekstremiste por monitorimi shtesë i FBI-së nuk bën pjesë në procedurat standart.sekretari i ushtrisë amerikane Rajan Mekarti tha për Asociated Press se zyrtarët janë të vetëdijshëm të ekzistencës së kërcënimeve, dhe paralajmëroi komandantët që të jenë gati për cdo problem mes rradhëve të tyre. Deri tani ai dhe liderë të tjerë shprehen se nuk kanë parë asnjë provë për kërcënime të mundshme. Zyratrë të tjerë u shprehën se kontrollet e kryera deri tani nuk kanë nxjerrë në dritë asnjë problem
Ish zyrtarë të sigurisë kombëtare shprehen për mediat se kontrolli që po kryhet nga FBI nënkupton futjen e emrave të personave në dosjen e zrës për të parë nëse del dicka alarmante, si për shembull përfshirja në hetime të mëparshme apo shqetësime që lidhen me terrorizmin \
Kërcënimet e brendshme kanë qenë një prioritet i përhershëm i forcave të rendit në vitet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Por në pjesën më të madhe të rasteve kërcënimet vijnë nga njerëz vendorë të radikalizuar nga al kaeda apo grupe të tjera të ngjashme. Në këtë rast kërcënimet kundër Bajden janë ushqyer nga mbështetës të presidentit Donald Tramp, nga militantë të ekstremit të djathtë, nga supremacistë të bardhë dhe nga grupe të tjera radikale.
Gjithashtu masat e sigurisë janë përforcuar në të 50 shtetet amerikane. Në fundjavë disa dhjetëra persona protestuan në Micigan. Mes tyre dhe disa anëtarët të armatosur të një grupi anti qeveritare dhe mbështetës të Trump. E njëjta gjë ndodhi dhe në Ohajo, ku disa grupe të armatosura u mblodhën për të protestuar para ndërtesave qeveritare./abcnews.al