FBI, e shqetësuar për një sulm të mundshëm në SHBA pas masakrës në Moskë

schedule13:59 - 11 Prill, 2024

schedule 13:59 - 11 Prill, 2024

FBI është e shqetësuar për mundësinë e një sulmi të organizuar në SHBA të ngjashëm me atë që ndodhi muajin e kaluar në një sallë koncertësh në Rusi, ku humbën jetën dhjetëra njerëz.

Sulmi i 22 marsit në një vend koncertesh afër Moskës shkaktoi 144 viktima, dhe ishte më vdekjeprurësi i Rusisë në 20 vjet. Një degë e Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por presidenti rus Vladimir Putin, pa përmendur prova, u përpoq të fajësonte Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar për mundësinë që një individ apo grup të kryejë një sulm të frymëzuar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Por FBI është gjithnjë e më e shqetësuar për një sulm më të koordinuar pas atij në Rusi, sipas drejtorit të FBI-së.

Christopher Wray pritet gjithashtu të bëjë presion ndaj ligjvënësve për të rinovuar një program mbikëqyrjeje të SHBA-së që do të përfundojë këtë muaj, duke e quajtur atë një mjet thelbësor kundër armiqve të SHBA-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!