Favorizuan trafikantët, lihen në qeli 4 efektivët e Pukës dhe 9 anëtarët e grupit

schedule18:40 - 22 Tetor, 2021

schedule 18:40 - 22 Tetor, 2021

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për Leon Ndrecaj, Leonard Kola, Zef Lalaj, Ilir Prengaj, Ylli Veshi, Gjin Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi, të vënë në pranga si pjesë e një grupi kriminal që kultivonin dhe shpërndanin kanabis. Një ditë më parë u zbulua se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kultivuar kanabis në sipërfaqe të gjera toke në zonat malore në Mirditë dhe Pukë.

Në fuqi u lanë masat “arrst në burg” edhe për 4 efektivët e Pukës Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini të akuzuar se ndihmonin kultivuesit, duke i treguar se kur do shkonte policia për kontrolle në zonë. Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë edhe 7 persona të tjerë, për të cilët u la në fuqi masa e dhënë nga Gjykata.

Operacioni, i cili nisi mbremjen e se mërkurës, (20 tetor 2021) përfundoi në orët e para të së enjtes (21 tetor) pasi policia nuk mundi të ekzekutontë të gjitha urdhërat e arrestit të dhëna nga SPAK. Ky grup i kultivimit të kanabisit që u godit nga SPAK pas një hetimi 1 vjeçar, nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!