Favorizoi lirimin e Hekuran Billës, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia

schedule16:17 - 31 Janar, 2021

schedule 16:17 - 31 Janar, 2021

Pas gjyqtares Enkeleda Hoxha, Inspektori i lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se ILD, i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me një shkresë ku kërkon shkarkimin e prokurorit.

ILD, kërkon shkarkimin e Memias me argumentin se ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit me burgim të përjeshtshëm Hekuran Billa, i cili disa muaj pasi fitoi lirinë u ekzekutua në një atentat tek “Komuna e Parisit”, në kryeqytet.

Që prej ngritjes si institucion ILD-së i është pranuar kërkesa për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markeljan Kuqo, ndërsa për një prokurore i është refuzuar masa e tërheqjes së vëmendjes.

Sakaq, nuk është shqyrtuar ende kërkesa për shkarkim e gjyqtares Hoxha, ku në mbledhjen e së premtes seanca u shty, për të dytën herë pasi gjyqtarja kërkoi më shumë kohë për tu njohur me çështjen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!