Kupa e Botës Katar 2022 është në prag dhe të shumta janë kombëtaret që pretendojnë suksesin final dhe fitimin e trofeut prestigjioz, që është edhe ëndrra e çdo futbollisti.
Carlo Ancelotti ka folur hapur rreth favoritëve. Trajneri i Realit të Madridit sheh dy kombëtare mbi të tjerat, teksa nuk mungon një koment për Argjentinën.
“Brazili dhe Franca janë skuadrat më të forta, por shoh edhe Argjentinën, pasi ka Leo Messin. Spanja është një tjetër kombëtare e madhe për t’u parë se çfarë do të bëjë.
Dua të shtoj edhe Anglinë e Gjermaninë, skuadra që kanë filluar një proces rinovimi”, deklaroi tekniku italian, i cili pak ditë më parë fitoi edhe Superkupën e Europës pas triumfit 2-0 ndaj Eintracht Frankfurt.