Favoritët nuk zhgënjejnë/ Mbrëmja e dytë e NBA, fitojnë Milwaukee, Golden State e Phoenix

schedule17:36 - 24 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 24 Tetor, 2024

Pas premierës, mbrëmja e dytë e sezonit të ri në NBA vijoi me sfida të mëdha dhe gjithashtu me spektakël.

Nuk zhgënjyen favoritët, si Miluoki, Golden State, Klivlend apo Feniks, që debutuan me sukses edhe pse luajtën në transfertë.

Bucks triumfuan në fushën e Filadelfias me rezultatin 109-124. Meritë për këtë kishin Janis Antentokoumpo dhe Damien Lilard, që së bashkua shënuan 55 pikë. Një punë të shkëlqyer poshtë tabelave bëri Brook Lopez, që mbylli ndeshjen me 19 pikë, 8 ribaund dhe 6 stopime.

Për “Siksers” nuk mjaftoi Tajris Maksej, në rolin e shënuesit më të mirë për vendasit me 25 pikë.

Më e thellë ishte fitorja e Golden State në transfertën e Portland. Uorriors imponuan rezultatin 104-139, në një Stephën Curry spektakolar.

Ylli I skuadrës nga San Francisko iu afrua tre shifrave dopjo, megjithëse luajti gjithsej 25 minuta.

Curry realizoi 19 pikë, kapi 9 topa në tabelë dhe dha 10 asist në suksesin e Golden State, që niset në mënyrën më të mirë në sezonin e ri të NBA.

I njëjti diskutim edhe Klivlend dhe Feniks.

Kavaliers fituan përtej kufirit amerikan, pasi kaluan Toronto me 30 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 106-136. Njeriu i ndeshjes ishte Evan Mobley me 25 pikë të shënuara.

Më i vështirë dhe dramatik ishte suksesi i Feniks në tranmsfertën kundër Los Angeles Clippers. Suns fituan me vetëm tri pikë diferencë, 113-116, ndërsa rezultati u vendos vetëm pas një kohe shtesë.

Për të zotët e shtëpisë nuk mjafoi James Harden me 29 pikë dhe 12 topa të kapur në tabelë. Nga ana tjetër, deçiziv në fitoren e miqve ishin Kevin Durant dhe Bradley Beal, me 25 dhe 24 pikë secili.  /abcnews.al