Megjithëse në mënyra të ndryshme, dy favoritë të tjerë shpërblejnë parashikimet dhe kualifikohen në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Egjipti dhe Nigeria nuk lejuan surpriza, duke fituar sfidat e tyre, për të vazhduar rrugën drejt trofeut. “Faraonët” vuajtën shumë dhe iu desh të luanin kohët shtesë për të kaluar 3-1 Beninin.
Koha e rregullt e sfidës u mbyll në barazim 1-1. Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Atia kaloi Egjiptin në epërsi. Por në minutën e 83-të, Doso barazoi shifrat, duke e Doso barazoi shifrat, duke e çuar sfidën në shtesë.
Këtu doli sërish në pah kualiteti i egjiptianëve, që vulosën kualifikimin me dy gola të tjerë të shënuar nga Ibrahim dhe ylli i skuadrës, Mohamed Salah.
Në çerekfinale, “Faranonët” do të përballen me Nigerinë, që me lehtësi kaloi 4-0 Mozambikun. Në fillim Lookman dhe më pas Osimehen me golat e tyre, e vranë garën që në pjesën e parë.
Pas pushimit, Osimhen shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Adams plotësoi fitoren e Nigerisë, e cila konfirmon veten si një nga favorite për titullin kampion në kontinetin afrikan./abcnews.al


