“Mutacioni indian po kthehet në një kërcënim më të madh në luftën kundër koronavirusit”, kështu është shprehur këshilltari i pandemisë së Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.
Po ashtu ai ka theksuar se ky variant ka një transmetueshmëri shumë të lartë duke u shoqëruar edhe më ashpërsinë e sëmundjes.
“Varianti Delta po përhapet me shpejtësi duke u kthyer në një variant global”, kështu është shprehur një tjetër shkencëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Varianti Delta pati një shpërthim të rëndë në Indi gjatë muajit prill dhe maj, duke shkaktuar kolaps në sistemin shëndetësor dhe shkaktuar vdekjen e qindra mijëra njerëzve./abcnews.al/